16 Prill 2024

Gjilani miraton buxhetin 2023 në shumë prej 32 milionë e 599 mijë euro

Gjilan, 30 shtator - Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt.

Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin aktual.

Ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar - 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake - 4,952,586 euro.

Nga kjo shumë, për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale - 8,435,158 euro, ka thënë Rashiti.

Për më tepër, Rashiti tha se buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte: zgjidhjen e problemeve elementare infrastrukturore, në projekte zhvillimore, si dhe në realizimin e projekteve në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.

Rashiti ka thënë se investimet kapitale të planifikuara për vitin 2023 bazohen në kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilat janë evidentuar nëpër dëgjime publike.

LVV e PDK, nëpërmjet shefave të grupeve të këshilltarëve i kanë dhënë mbështetje këtij propozim-buxheti.

Opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) nuk kanë marrë pjesë në seancë, pasi dje e kishin braktisur atë në shenjë mospajtimi me rendin e ditës si dhe thirrjen e seancës së re, pa u mbyllur seanca paraprake.

Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrëve komunalë.     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)