04 Gusht 2020

Gjilani i ofron bashkëpunim Odës së Afarizmit për tejkalimin pandemisë

Gjilan, 7 korrik - Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, është takuar të martën me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, në krye me Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit si dhe katër përfaqësues të komunitetit të bizneseve si Integj, Orange net, Vali Ranch dhe Guri sh.p.k.

Takimi kishte për qëllim identifikimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe OAK.

Tahiri ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Gjilanit për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve që kanë për synim mbështetjen e sektorit privat.

Ajo ka prezantuar pakon e masave me lehtësirat të cilat Komuna e Gjilanit i ka ndërmarrë brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka në mbështetje të bizneseve me qëllim të rikuperimit ekonomik, pasi shumë biznese janë ndikuar nga masat e Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Të pranishmit u njoftuan edhe në lidhje me hulumtimin me bizneset e Komunes se Gjilanit për vlerësimin e dëmeve në ekonomi, i cili, do të sherbejë si një instrument për koordinimin e veprimeve të Komunës si dhe bashkërendimin me nivelin qendror dhe donatorët, për tejkalimin e krizës ekonomike, e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit kanë potencuar se kanë bashkëpunim të mirë me bizneset e Komunës e Gjilanit dhe janë të interesuar të bashkëpunojnë me qëllim që të adresojnë sfidat me të cilat po përballet sektori privat dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes për t’i dhënë një kahje pozitive sektorit më të rëndësishem në vend.

Ata thanë se OAK është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucione dhe të tjerët në fushën e legjislacionit përkatës, për të reaguar për problemet me të cilat përballen afaristët dhe bashkërisht, për të gjetur zgjidhje përmes bashkëpunimit me insitucionet relevante të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)