29 Mars 2024

Gjilani fillon punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Gjilan, 6 mars - Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka filluar punëtoria për Librin e Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, libër ky i cili përfshinë trembëdhjetë procese, duke filluar nga planifikimi i buxhetit e deri tek menaxhimi i kontratave.

Qëllimi i kësaj punëtorie, ka të bëjë me informimin e plotë pastaj ndarjen e njohurive sa i përket proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike në Komunë, ku zyrtarëve kompetent do t’i ndihmojë që t’i kuptojnë qartë procedurat të cilat shpjegojnë veprimet, informatat, dokumentet, afatet dhe çështjet e tjera, të cilët gjatë zbatimit të detyrave punuese,  ballafaqohen dhe sfidohen me procedurat duke filluar nga fazat e para të planifikimit të buxhetit deri tek menaxhimi i kontratave.

Përmes njohurive që fitohen nga kjo punëtori, sigurohet zbatueshmeri e drejtë e procedurave dhe pajtueshmëri e plotë me rregullativën ligjore për të siguruar rregullësi financiare gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Libri i Proceseve synon të sqarojë dhe konsolidojë procedurat që duhet ndjekur për të siguruar kontroll dhe rregull strikt me cilësi në procesin e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij.

Sesioni i dytë i kësaj punëtorie do të mbahet gjatë ditës së nesërme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që procesi buxhetor dhe shpenzimet e parasë publike nëpër të gjithë dikasterët të jetë i planifikuar mirë dhe njëkohësisht edhe mbykëqyrja dhe raportimi të jenë në nivel të lartë konform ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë aspekt të rëndësishëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)