23 Prill 2024

Gjilanasit kontribuojnë me kërkesa të shumta për investime komunitare


Gjilan, 28 gusht - Qytetarët e Gjilanit, në 10 debatet publike që janë mbajtur këtë muaj   për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, kanë kontribuar me kërkesa për investime komunitare, të cilat nga autoritetet komunale janë vlerësuar reale.

Zijadin Maliqi, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se cikli i 10 dëgjimeve buxhetore i cili ka filluar më 23 gusht, dje është përmbyllur me sukses me organizimin e debateve me komunitetet pakicë, me rininë e gratë, me banorët e Dobërçanit dhe me ata të Kmetocit, ku është përfshirë edhe Shillova, Verbica e Kmetocit dhe Përlepnica.

Maliqi tha se kërkesat e qytetarëve të cilat janë paraqitur në këto debate, do të trajtohen me seriozitet dhe me të gjitha mundësitë do të inkorporohen në planifikimin e buxhetit për investime në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është shprehur se investimet në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të dala nga programi i kryetarit Haziri 2018 plus, do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, por tha se kërkesat e qytetarëve për investime komunitare, do të trajtohen veç e veç dhe do t’i dalin në ndihmë atyre sa i përket implementimit.

Nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa  dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, janë mbajtur dëgjime buxhetore edhe me qytetarët e Llashticës, Grykës së Karadakut, Cernicës, Livoçit të Ulët, Dheut të Bardhë dhe Pogragjës, ku janë përfshirë edhe fshatrat tjerë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)