16 Prill 2024

Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 18 tetor - Republika Federale e Gjermanisë do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt gjatë takimi që zhvilloi me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka njohu diplomatin gjerman me prioritet e resorit që drejton duke vënë theksin në sektorët strategjikë, në zhvillimin e të cilëve nuk ka munguar ndihma e Gjermanisë.

Kreu i MZHE-së ritheksoi se sektorët si energjia, minierat, ujërat dhe teknologjia e informacionit janë sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm, andaj puna e tij gjatë këtij mandati do të fokusohet në këta sektorë.

Më tej, Ministri duke folur për projekte konkrete falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në sektorin e energjisë dhe ujërave, respektivisht linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, projekte këto që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ministri Lluka rikonfirmoi interesimin e MZHE-së për të vazhduar këtë bashkëpunim duke vlerësuar Gjermaninë si partner strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Lluka dhe Ambasadori Christian Heldt po ashtu biseduan për ecurinë e zhvillimit projekteve me rëndësi kapitale për vendin dhe ritheksuan se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë bilateral mes dy vendeve, i cili duhet avancuar më tej edhe në aspektin ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)