29 Mars 2024

Gjermania mbështetëse e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza zhvilloi sot një takim bilateral me delegacionin gjerman të udhëhequr nga Sekretarët e Shtetit Maria Flachsbarth dhe Thomas Silberhorn, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Hamza falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar drejt zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social të Kosovës. Në veçanti, Ministri ka falënderuar Sekretaren e Shtetit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Flachsbarth, për bashkëpunimin tejet të frytshëm me Ministrinë e Financave si bashkëpunëtorë kyç. Ndërsa, ai gjithashtu i shprehi falënderim edhe Sekretarit të Shtetit për Mbrojtje Silberhorn për iniciativën e përbashkët për transformim të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në një Park Inovacioni që do tu shërbejë bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.
    
Duke njohur sukseset e përbashkëta në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor mes dyja vendeve, Ministri Hamza theksoi se “projektet që i kemi realizuar së bashku, siç janë projekti i Kogjenerimit për Termokosin, furnizimi me ujë të pijes në Prishtinë, trajtimi i ujërave të zeza në pjesën jugperëndimore të Kosovës, dhe efiçienca e energjisë, kanë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikojnë në masë të madhe për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës”.

Sekretarja e Shtetit Flachsbarth falënderoi Ministrin Hamza për marrëdhëniet profesionale dhe të besueshme mes dyja qeverive, dhe theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar që ky bashkëpunim i shkëlqyer të vazhdojë edhe me projektin e veçantë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)