18 Shkurt 2018

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për Bankën Qendrore të Kosovës

Prishtinë, 9 gusht - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadoren e Gjermanisë znj. Angelika Viets e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss.

Guvernatori Hamza, ka falënderuar ambasadoren Viets, për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria Gjermane, dhe ka shprehur bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Guvernatori Hamza ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që BQK-ja ka me institucionet gjermane si: Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare (Bafin), Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane (ECB). Sektori financiar në Kosovë është një ndër sektorët më stabil dhe funksional, falë përkrahjes dhe mbështetjes së vendeve evropiane të cilat janë pjesë e ndërtimit dhe avancimit të këtij sektori.

Ambasadorja Viets u shpreh e kënaqur që ishte përkrahëse e zhvillimeve pozitive të arritura në sektorin financiar sidomos gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Gjithashtu, Ambasadorja Viets ka nënvizuar se Qeveria Gjermane do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme të cilat ndihmojnë në avancimin e funksioneve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin nga Marshal Islands. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin Shtetëror Japonez. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Mbahet konferenca Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova "Një dekat e Pavarësisë - Rruga evropiane e Kosovës. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Zyra e Kryetarit Veseli, ora 10:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me delegacionin nga Bangladeshi. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Zëvendëskryeministrin Jevtiq. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ish kryeministrin e Turqisë SH.T.Z Ahmet Davutoglu. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:30)

 - Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 10 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës(Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Prizren me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 12:00)

- Zhvillohet Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e Policisë së Kosovës. (Bulevardi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Mbahet koktej me rastin e Promovimit të Librit të nënshkruesve të Pavarsisë dhe të GJND-së. ( Ministria e Puneve të Jashtme, ora 14:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Hoteli Emerald, ora 14:15 - vetëm pamje)

- Mbahet programi i pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem do të mbajë fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 18:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Pejë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)