28 Mars 2024

Gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë ka aprovuar 1,367 milion kredi

Prishtinë, 6 shkurt - Shoqata e Bankave te Kosoves ka njoftuar se gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë ka aprovuar 1,367.1 milion kredi nga të cilat 816.4 milion ishin për sektorin privat, ndërsa 550.7 milion ishin për ekonomitë familjare.

Bankat e vendit nga gjithsej kreditë e lëshuara, 59.7% të kësaj shume i kanë dhënë bizneseve, duke vënë kapitalin në dispozicion të zgjerimit të kapaciteteve të këtyre bizneseve dhe duke nxitur punësimin.

Kreditimi i bizneseve sipas Shoqatës se Bankave bëhet sipas kërkesës së tregut e cila vjen si rrjedhojë e strukturës ekonomike të vendit.

Kjo reflektohet edhe në kreditimin e sektorëve të ndryshëm ku sektori i tregtisë është më i kredituar se sektorët tjerë me një përqindje prej 48.8% të gjithsej kredive për sektorin privat.

Vlenë të ceket që sektori i ndërtimtarisë ka poashtu një peshë më të madhe në këtë aspekt me një pjesëmarrje prej 9.0%.

Në anën tjetër, sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit siç është sektori i bujqësisë dhe prodhimtarisë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në vlerë të përgjithshme, respektivisht 67.6 milion për bujqësinë dhe 218.1 milion për sektorin prodhues, por pjesëmarrja e tyre në gjithsej kreditë mbetet relativisht e ulët dhe e pandryshuar ndër vite.

Shoqata konsideron se në këtë drejtim, bankat mbesin të gatshme të financojnë edhe këta sektorë por kërkohet që të ketë reforma thelbësore në këta sektorë, me mbështetjen e institucioneve shtetërore dhe organizatave zhvillimore ndërkombëtare, për të bërë këta sektorë më konkurrentë dhe për të rritur kërkesën fizibile për kredi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)