28 Mars 2024

Gërxhaliu: Mos uniteti politik me pasoja më të mëdha pas pandemisë

Prishtinë, 15 prill - Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se beteja me Covid 19 do të kalojë, por do të na presin shumë sfida edhe më të mëdha në luftë me pandeminë ekonomike dhe rimëkëmbjen ekonomike.

"E kemi thënë shumë herë se në Kosovë partitë politike dhe politikanet luftojnë për pushtet e jo për shtet dhe kjo po dëshmohet çdo ditë, se interesat e partive politike janë mbi interesat e shtetit edhe kjo po vërtetohet, se grupet e interesit janë arterie e politikës po bindemi për fat të kuqe."

"Por se edhe në një pandemi si Corona Virusi gjendet arsye më shumë për rivalitet politik se sa për unitet politik vërtet është shqetësuese", theksoi Gërxhaliu.

Sipas tij beteja me Covid19 do të kalojë, por do të na presin sfida edhe më të mëdha në luftë me pandeminë ekonomike dhe rimëkëmbjen ekonomike.

'Një sfidë e tillë kërkon unitet politik si kur më parë por edhe partneritet ndërkombëtar në veçanti me institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, IFC, EBRD,  BEI , BQE dhe Institucione tjera të cilat posedojnë fonde për të mbështetur vendet e prekura nga kjo pandemi e në Kosovë të pengohet një partneritet i tillë mu për teke politike."

"Derisa shtetet e tjera hartojnë strategji dalëse nga kjo situatë dhe programe e projekte konkrete si të absorbohen sa me shumë mjete financiare për rimëkëmbje ekonomike ne sillemi me arrogancë sikur Kosova është qendra e botës e nuk na duhen ndihma.

Të pengohet në këtë moment ndihma që mundë te merret nga këto Institucione financiare për interesa politike e partiake është krimi më i madh që i bëhet Kosovës sot por edhe nesër. Në qoftë se edhe në situata të tilla pandemie nuk kemi unitet politik dhe të jemi për shtet e qytetar e jo vetëm për pushtet atëherë pse flasim në emër të qytetarëve"* tha Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)