25 Prill 2024

Gërxhaliu: Letra e guvernatorit për ‘The Economist’ në momentin e duhur

Prishtinë, 12 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka kërkuar përfshirjen e Kosovës si shtet, në gazetën prestigjioze “The Economist”.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se diplomacia e Kosovës në disa raste ka qënë jo funksionale dhe e vonuar për të promovuar Kosovën dhe realitetin e krijuar pas viteve 1999, e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë.

“Kosova është anashkaluar në shumë iniciativa dhe adresa prestigjioze, siç është edhe Gazeta ‘The Economist’. Rëndësia e promovimit të informatave ekonomike, lidhur me Kosovën është e pakontestuar dhe në këtë drejtim duhet të jemi aktiv që të jemi pjesë e partneritetit, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeostrategjike”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, letra e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, është mjaft e qëlluar edhe në dimensionin kohor, por edhe përmbajtësor dhe me plotë të drejtë ai ka kërkuar nga drejtuesit e “The Economist” që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera në seksionet përkatëse të gazetës.

“Duhet të kuptohet se kjo gazetë është një burim i rëndësishëm i analizave mbi biznesin ndërkombëtar dhe çështjet botërore, ku vëmendje e veçantë në vazhdimësi i është kushtuar edhe rajonit të Evropës Juglindore, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës, por për fat të keq nuk është është e përfshirë dhe nuk është e prezantuar në mënyrë të drejtëpërdrejt që lexuesit e kësaj gazete të kenë informata nga Kosova dhe jo këto informacione të merren nga shteti fqinjë, Serbia”, theksoi ai.

Kjo letër, sipas tij dëshmon rëndësinë e BQK-së dhe rolin e guvernatorit Mehmeti, jo vetëm që avancon partneritetin dhe monitorimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Qendrore Evropiane, por edhe hulumtimin e informacioneve makro dhe mikroekonomike me rëndësi për ta promovuar Kosovën, si rasti me “The Economist”.

“Kjo është arsyeja që BQK-ja, duhet të ketë mbështetje në forcimin e Departamentit të të Dhënave Ekonomike dhe të promovohet si adresë, kredibile, fleksibile dhe profesionale. Po ashtu më gëzon fakti që më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka marrë mbështetje të pakontesuar dhe të vazhdueshme nga Banka Qendrore Evropiane, e veçanarisht nga drejtoresha e Christine Lagarde, e cila I ka dërguar edhe një letër mbështetje BQK-së, si banka e vetme që mbështetet në vendet e Ballkanit perëndimor për fusha të caktuar të kreditimit”, deklaroi Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se Kosova duhet ta forcojë diplomacinë ekonomike dhe ajo duhet të jetë në funksion të zhvillimit të shtetit e në veçanti në promovim të mundësive për të investuar në Kosovë dhe lobim të përmirësimit të imazhit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)