28 Mars 2024

Gërxhaliu: Akuzat për mungesë të sigurisë bankare në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu i ka quajut tendencioze disa deklarata të ekspertëve ekonomik në Kosovë.

Ai thotë se deklaratat e tilla po e dëmtojnë Kosovën.

“Sulmet e disa pseudo analistëve të ekonomisë se kisne sistemi bankar në Kosovë nuk është i sigurt dhe stabil është një politikë dhe një çasje tendezioze e cila e dëmton Kosovën, jo vetëm në aspektin e imazhit, po edhe në pore tjera në këtë kohë jo vetëm të turbullirave politike edhe ekonomike në Evropë. Duhet të kuptohet që sot sistemi bankar në Kosovë është ndër sistemet më të pranuara ndërkombëtarisht falë monitorimit nga banka Qendrore e Kosovës, këtë e dëshmon Banka Botërore, këtë e dëshmon Fondi Monetar Ndërkomëbtar, këtë e dëshmon edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit”, shprehet Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në qoftëse flitet për trende në rritje ekonomike definitivisht meritën më të madhe e ka sektori bankar, ku shton se, vet fakti se sot kemi mbi 5 miliardë euro depozita dhe më tepër se 4 miliardë euro kredi e dëshmon më së miri këtë stabilitet.

“Mirëpo duhet të kuptohet se një ndër shtyllat kryesore të funskionimit te ekonomisë në Kosovë ka qenë ky stablitet bankar i menaxhuar nga Banka Qëndrore, pasi kanë krijua edhe një akademi bankare që Kosovës ia shton vlerën në tërheqjen e investitorëve të huaja nga ky sektor. Deklaratat e të ashtuquajtur ekspertë për mungesë të sigurisë janë shqetësuese dhe si duket tendencën e kanë që ta dëmtojnë këtë sketor”, thotë ai.

“Lind pyetja se çka do të ndodh me Kosovën nëse nesër largohet edhe Raifaisen Bank, Procredit Banka, të cilat përveç rëndësisë ekonomike kanë edhe rëndësinë gjeostrategjike dhe ekononike, prandaj besoj që duhet të kemi kujdes me deklarata dhe besoj që është koha që duhet të ipet përgjegjësi për fjalën e dhënë nëpër debate të ndryshme pasi në këtë drejtim po dëmtohen imazhi i Kosovës, dhe mbi të gjitha po dëmtohet sigura e qytetarëve që paratë e veta t’i investojnë në Kosovë."

"Prandaj nuk duhet të na habitë fakti se nga Kosova po ikin njerëzit, dhe jo vetëm njerëzit apo qytetarët që janë në raste sociale por edhe të punësuarit dhe në qoftëse promovohene dhe dezinformata të tilla atëherë me siguri do të bëhet çmos se edhe ky kapital që është në banka të bartet në bankat tjera në rajon apo Evropë, sepse si duket qëllimi kryesor i atyre që nuk e duan Kosovën është të dëmtojnë sistemin bankar dhe ta varfërojnë këtë sistem përmes bartjes së kapitalit kinse në emër të pasigurisë, por kuptohet fare mirë dhe qëndrimi i Bankës Botërore ka qenë sot shumë i qartë, është sistem stabil, i monitoruar dhe në këtë drejtim nuk ka hapësirë për skepticizëm”, shprehet Gërxhaliu.

Ai tutje thotë se, në Kosovë janë në qarkullim më tepër se një milionë kartela për blerje elektronike dhe të njëjtën kohë i kemi 38 mijë e 112 transaksione bankare në vlerë prej 2 milionë e gjysmë euro.

“Prandaj po e shihni që është një proces i rritje dhe i zhvillimit në këtë derjtim partneriteti, bashkëpunimi dhe do të thotë vetdijësimi i qytetarëve është i rëndësisë së pakontestuar. Nuk ka arsye për panikë, është një sistem bankar që promovon Kosovën dhe është mjaft atraktiv edhe për investitor të huaj dhe në këtë drejtim duhet punuar që të kemi banka perstigjioze sepse ato janë brende që promovojnë Kosovën më së miri dhe jo të dilet me deklarata të pamatura kinse nuk ka siguri në Kosovë, për kursime dhe depozita”, përfundon ekonomisti Safet Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)