28 Mars 2024

Gelder shpreh gatishmërinë e Bankës Botërore që ta ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor Linda Van Gelder, me të cilën kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore.

Me këtë rast, Ministri Hamza  e njoftoi znj. Linda Van Gelder  për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Sipas tij, një ndër partnerët më të rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë,  ka qenë dhe do të mbetet bashkëpunimi me Bankën Botërore.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua edhe për projektet në kuadër të Portfolios që ka Kosova me Bankën Botërore, afatet e implementimit të këtyre projekteve nga Institucionet e Kosovës, si dhe për impaktin që kanë këto projekte në zhvillimin e vendit.

Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder shprehi gatishmërinë e Bankës Botërore që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)