03 Mars 2021

Gastronomia, hoteleria dhe transporti më të prekur nga pandemia

Prishtinë, 27 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti,  ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.

Derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, kryeministri Hoti tha se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Kryeministri Hoti tha se, për subvencionimin e gastronomisë, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese dhe të ngjashme, qeveria ka ndarë 3 milionë euro, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën e përgjithshme prej 222 milionë euro.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)