29 Mars 2024

GAP prezanton indeksin e transparencës buxhetore të komunave

Prishtinë, 13 shtator - Instituti GAP organizon konferencën për media në të cilin do të prezantoj raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.

Në këtë raport, Instituti GAP ka vlerësuar transparencën buxhetore të komunave për vitin 2018.   

Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore komunale kemi renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve buxhetore të publikuara dhe dëgjimeve buxhetore me qytetarë.

Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në dy vitet e kaluara.

Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: Cila është komuna me transparencën buxhetore me të lartë në 2018? Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh në periudhën 2016-2018? Cila janë komunat që kanë bërë një hap pas sa i përket transparencës buxhetore?

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)