20 Prill 2024

GAP prezanton hulumtimin për 'luftën' për meditje dhe udhëtimet zyrtare

Prishtinë, 11 dhjetor - Në kuadër të Javës kundër korrupsionit, Instituti GAP organizon tryezë diskutimi me temë "Lufta për meditje: poltikat kundërthënëse të qeverisë mbi udhëtimet zyrtare".

Me qëllim të identifikimit dhe krahasimit të praktikave për menaxhimin e mëditjeve në institucione publike, Instituti GAP ka kryer një hulumtim të gjerë me sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe me shërbyesit civilë në nivel të ministrive, komunave, agjencive të pavarura dhe Kuvendit të Kosovës.

Rezultatet e këtij hulumtimi do të prezantohen gjatë tryezës.

Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: A kanë institucionet e Kosovës një sistem të unifikuar të ndarjes së mëditjeve për udhëtime zyrtare? Si vendoset nëse një trajnim ose diskutim për ndonjë dokument duhet të mbahet brenda apo jashtë Kosovës? Cilat janë përshtypjet e shërbyesve civilë për bazën ligjore dhe praktikat e ndarjes së mëditjeve? 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)