20 Prill 2024

Fuqizimi ekonomik i grave tejet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

Prishtinë, 14 shkurt - Nuk mund të ketë fuqizim të grave dhe vajzave nëse kjo nuk shndërrohet në kauzë të përgjithshme sociale, për të cilën angazhohen fuqishëm edhe gratë edhe burrat. Kjo u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes më të madhe të grave në institucionet kyçe të Kosovës, duke shtuar se tani është koha e duhur që ato të ngrisin zërin e tyre për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve më akute me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat.

Ajo inkurajoi gratë e suksesshme ndërmarrëse që suksesin e tyre ta shfrytëzojnë duke e shpërndarë modelin dhe të arriturat e tyre për t’i inspiruar dhe inkurajuar të tjerat.

Sipas Osmanit, pabarazitë dhe sfidat gjinore janë ende shumë të mëdha në secilin profesion, duke theksuar më tej nevojën e fuqizimit ekonomik të grave, e sidomos të atyre që jetojnë në vende rurale.

Pjesë e panelit të këtij diskutimi ishin edhe Kujtesa Nezaj Shehu, Udhëheqëse e Zyrës në SDP Kosovë; Brikena Avdyli, Drejtoreshë Ekzekutive në Jahjaga Foundation; Merita Limani, Menaxhere e Projektit në Këshillin Evropian, dhe Syzane Aliu, Pronare e Magic Ice, të cilat ndanë përvojat e tyre personale të rrugëtimit në biznes dhe të zhvillimit profesional. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)