26 Maj 2020

Franca mund të përjetojë rënien më të madhe ekonomike që nga viti 194

Paris, 7 prill - Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire ka njoftuar se vendi i tij për shkak të koronavirusit mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945 e deri më tani.

Le Maire në një deklaratë në Senat lidhur me efektet e COVID-19 ndaj ekonomisë së vendit tha se për shkak të koronavirusit, Franca mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945 e deri më tani.

"Rritja më e keqe që Franca ka shënuar që nga viti 1945 e deri më tani ka qenë minus 2.2 për qind në vitin 2009 pas krizës së madhe financiare në vitin 2008. Me shumë mundësi këtë vit do të jemi në mbi minus 2.2 për qind", tha ministri francez.

Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë, në vend është rritur në 5 milionë numri i njerëzve që kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19. Personat e larguar nga puna do të marrin nga shteti 70 për qind të pagës bruto si pagesë papunësie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)