29 Mars 2024

Franca e interesuar për mbështetjen e rritjes ekonomike në Kosovë

Prishtinë, 10 shtator - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim drejtorin aktual të Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje, Jean Marie Demange, drejtoreshën në ardhje, Florence Dobelle dhe Joseph Giustiniani, atashe për bashpëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, vecanërisht në atë bankar. 

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit se sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe se zhvillimet pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik.

Nga ana tjetër drejtuesit e Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)