19 Prill 2024

Franca dhe Gjermania me plan ekonomiko-politik për 2020

Paris, 6 shkurt - Nikolas Sakozi dhe Angela Merkel pritet të shpalosin strategjinë e tyre ekonomike dhe politike, një dokument i quajtura “Axhenda franko-gjermane 2020”. Kjo axhendë do të synojë që të bëjë disi të dukshëm partneritetin të shumëreklamuar, por problematik të vendeve të Bashkimit Europian.

Plani përmban 80 masa të veçanta dhe varion nga çështjet ekonomike dhe iniciativat fiskale e deri te tentativa për të pasur një unifikim të teksteve shkollore dhe rregulla shumë më të thjeshta për sa u përket martesave franko-gjermane. Ky draft do të publikohet në fund të këshillit të përbashkët ministerial mes të dyja vendeve, që do të drejtohet nga Sarkozi dhe Merkel, njëherazi në pallatin Elise.

Të dy liderët në të shkuarën kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me disa çështje e masa të rikuperimit ekonomik. Sarkozi ka qenë në mbështetje të një pakete të gjerë stimuli ekonomik, ndërsa Merkel besonte se kjo duhej bërë në nivel kombëtar dhe sipas specifikave të ekonomive përkatëse.

Në takimin e zhvilluar dje në orët e vona, shënohen edhe 100 ditët e para të mandatit të dytë të Merkelit si Kancelare e Gjermanisë, si dhe udhëtimin e saj të parë që nga ky mandat i ri. Me anë të këtij udhëtimi, ajo kërkon që të tregojë se partneriteti mes Gjermanisë dhe Francës është sërish në rend të ditës dhe se po vazhdon.

“Ne duam që të shohim në vitet e ardhshme se si mund të ndërmarrim iniciativa të përbashkëta në lidhje me çështje të rëndësishme", ka bërë të ditur Merkel. Ideja e organizimit të një sesioni ndërministror mes të dy kabineteve qeveritare është një ide e të dyja palëve.

Sarkozi, nga ana e tij, ka vënë në dispozicion të këtij takimi dhomën e famshme Murat, e njëjta dhomë në të cilën mblidhen ministrat e kabinetit të tij çdo ditë të hënë. Plani në vetvete është i shtrirë në 5 tema, ndër më të rëndësishmet e të cilëve mund të përmendim politikën fiskale dhe ekonomike.

Pritet që në vijim dhe shumë shpejt të organizohet një observator i përbashkët i politikave ekonomike. Kjo axhendë, për sa i përket arsimit, parashikon dyfishimin e numrit të kolegjeve dhe gradave të doktoraturës në universitetet franko-gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)