28 Mars 2024

Fondi Saudit interesohet edhe për sektorin e shëndetësisë

Prishtinë, 14 nëntor -  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD-së) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit Ministri Hamza theksoj rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore.

Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)