12 Prill 2021

Fondet evropiane kanë rritur PBB-në e Bullgarisë me 8.3 për qind

Sofje, 31 mars - Gjatë periudhës së shtatë programore të BE-së Bullgaria ka përvetësuar 54% prej mjeteve të fondeve evropiane.

Nga 9.9 miliardë euro të livruara në kuadrin e 10 programeve, deri më 31 dhjetor 2020 janë paguar 6 360 miliardë euro, tregon një analize e Ministrisë së Financave.

Për periudhën 2014-2020 fondet e BE-së kanë rritur PBB-në e vendit me 8.3%. Fondet e BE-së kanë rritur investimet private në vend me 23.7%. Falë fondeve të BE-së punësimi gjithashtu po rritet. Efekti total kumulativ për 7 vjet është 13.7%. Paga mesatare gjithashtu është rritur me 8.4%, sipas analizës.

Më e ulëta është thithja e parave në programet "Çështjet Detare dhe Peshkimi" - 33% dhe në "Mjedisi" - 38%. Performanca më e mirë është në "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore" - 72% dhe "Rajonet në rritje" - 62%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)