24 Prill 2024

FMN ulë parashikimin për rritjen e ekonomisë gjermane

Berlin, 6 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë gjermane në vitin 2018, nga 2.5% në 2.2%, si pasojë e vështirësive të mundshme të "Brexit"-it dhe e proteksionizmit në rritje e sipër, veçanërisht në ShBA.

Rritja ekonomike e Gjermanisë pritet të jetë 2.1% në vitin 2019, njoftoi të enjten agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke iu referuar një raporti të FMN-së.

Raporti vuri në dukje gjithashtu se papunësia në Gjermani do të ulet pak në vitin 2019 duke arritur në 3.5%, ndërkohë inflacioni do të mbahet i qëndrueshëm në 1.7%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)