28 Mars 2024

FMN ul parashikimin për rritjen globale në 3.3 për qind

Washington, 10 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike globale.

Sipas raportit "Perspektiva ekonomike botërore" të sapopublikuar, rritja e tensioneve tregtare është një arsye kryesore për këtë ulje.

FMN-ja parashikon që ekonomia botërore do të rritet 3.3 % këtë vit, nga 3.6 % vitin e kaluar.

Kjo do të ishte e barabartë me rritjen e 2016-s, viti me rritjen më të dobët që nga viti 2009.

Kryeekonomistja e FMN-së Gita Gopinath thotë se zgjerimi global "po vazhdon të dobësohet":

"Zgjerimi global po vijon të dobësohet. Për 70% të ekonomisë globale ne planifikojmë një rritje më të ulët për 2019-n në krahasim me vitin 2018. Ne presim një rimëkëmbje në vitin 2020."

"Megjithatë, shohim rreziqe domethënëse rënieje. Një rrezik i madh vazhdojnë të jenë tensionet tregtare. Kemi parë një përmirësim për sa u përket bisedimeve tregtare ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara."

"Megjithatë, ne jemi të shqetësuar se tensionet tregtare mund të përshkallëzohen dhe mund të shfaqen në sektorë të tjerë, si në sektorin e automjeteve, çka mund të jetë shumë e dëmshme për rritjen globale."

Për Shtetet e Bashkuara, raporti e ul parashikimin e rritjes për sivjet në 2.3 %, nga 2.9% vitin e kaluar.

Në Evropë, FMN-ja pret që 19 vendet që përdorin euron të kenë një rritje 1.3 % këtë vit, më të ulët se rritja prej 1.8% e vjetshme ose se e çdo viti tjetër që nga 2013-a.

Kina e ka përcaktuar objektivin e rritjes së GDP-së sivjet në 6 - 6.5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)