19 Prill 2024

FMN shpreh gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin më Kosovën

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të kryesuar nga Gabriel Di Bella, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Bislimi gjatë takimit i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës dhe i informoi ata për prioritetet e Qeverisë, për performancën e të hyrave buxhetore si dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Ndërsa, kryesuesi i delegacionit të FMN-së Gabriel Di Bella, e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe ishte i inkurajuar për angazhimin e tij te mëtejmë për buxhetin e vitit 2020,  dhe shprehi gatishmërinë e FMN-se për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)