19 Prill 2024

FMN rikonfirmon mbështetjen për projektet zhvillimore në Kosovë

Prishtinë, 18 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë të përkrah projektet zhvillimore në Kosovë, ka deklaruar Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, në takimin që zhvilloi sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka.

Ministri Lluka informoi drejtuesit e FMN-së me orientimet e MZHE gjatë këtij mandati, me ç’rast ritheksoi se energjia, respektivisht siguria e furnizimit dhe projektet rajonale të energjisë do të jenë ndër prioritetet kryesore.

Kreu i MZHE-së dhe shefi i Misionit të FMN-së diskutuan edhe për ecurinë e projektit të TC Kosova e Re, duke vlerësuar se realizimi i tij do të ndikonte direkt në stabilitetin e furnizimit me energji, hapjen e vendeve të punës, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.   

Ministri Lluka ka falënderuar FMN për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke renditur atë ndër partnerët kryesorë financiar ndërkombëtarë të Qeverisë së Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)