25 Prill 2024

FMN parashikon rritje 3.8 % të Afrikës nënsahariane në 2019-n

New York, 15 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që rritja ekonomike e Afrikës nënsahariane do të vazhdojë të rritet në 3.8 për qind në vitin 2019, për shkak të normalizimit të çmimit të mallrave.

Drejtori i Departamentit Afrikan të FMN-së Abebe Selassie thotë se rimëkëmbja ekonomike është ende e brishtë dhe ndodhet përpara rreziqeve.

Ai u sugjeroi vendeve të ndryshme të Afrikës të kryejnë reforma për të shmangur tronditjet e ardhshme ekonomike.

Selassie vlerësoi politikat e qeverisë nigeriane në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke theksuar se problemi i këtij vendi në mbështetjen e madhe te të ardhurat nga nafta për të financuar buxhetin, duhet të zgjidhet në një perspektivë afatgjatë.

Selassie përmendi po ashtu se Afrika e Jugut ka një rol të rëndësishëm si ekonomia më e madhe në rajon:

"Ajo që nevojitet është që politikat, para së gjithash, të zvogëlojnë pasigurinë rreth mjedisit politik, mjedisit të biznesit, dhe të nxitin konkurrencën në tregjet e produkteve, në përpjekje që konkurrenca të ndihmojë në uljen e çmimeve për konsumatorët, por edhe të nxitë investimet e reja".

Selassie thotë se udhëheqja e re e Etiopisë ka sjellë ndryshime dramatike në ekonominë e vendit dhe tani duhet të lehtësojë dhe të mbështesë rritjen e fortë ekonomike që ka pasur ky vend gjatë tetë vjetëve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)