20 Prill 2024

FMN: Kriza greke s'mund të përhapet në eurozonë

Prishtinë, 8 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se kriza që ka kapluar Greqinë ne lidhje me borxhin në rritje, nuk ka gjasa të përhapet në vendet e tjera të zonës euro.


Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, drejtori i përgjithshëm i FMNS, Domenik Straus-Kahn hodhi poshtë spekulimin e tregut nga vende të tjera të eurozonës të futur në borxhe si Portugalia, Spanja apo Irlanda.
    
"Mund të futen në listë të gjitha vendet e eurozonës, që njerëzit të tremben për gjithçka. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi një problem me Greqinë, por nuk e kemi një problem të tillë me Spanjën. Me problemin grek duhet të merret eurozona, dhe ajo po e bën këtë. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë nesër, por nuk ka arsye për të menduar se edhe Portugalia apo Spanja do të përfshihen nga kriza buxhetore'', theksoi drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus-Kahn.

Ndërkohë, shefi i bankës qendrore greke, Jorgos Provopulos u shpreh i bindur se vendi i tij do të arrijë të dalë me anë të mjeteve të nevojshme nga kriza buxhetore që ajo po përballet.    

"Një skenar ose një ndihmë e jashtme do të ishte e nevojshme jo vetëm për t'u bërë realitet'', deklaroi ai në një intervistë për ''Financial Times Deutschland'', duke insistuar në masat kurajoze të marra nga qeveria për të reduktuar krizën financiare.
    
Greqia ka tërhequr pesë miliardë euro me një përqindje interesi prej 6,3 për qind gjatë një misioni kreditimi që është nënshkruar tre herë. Në janar ajo ka tërhequr tetë miliardë euro me një përqindje prej 6,1 për qind.
    
Provopoulos pranoi se këto para ishin marrë me një çmim shumë të lartë dhe se kjo nuk do të  vazhdojë për një kohë të gjatë, por sipas tij kostot do të ulen në rast të marrjes së një kredie të re.

Greqia do të ndërmarrë brenda këtij viti një program për marrjen e 54 miliardë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)