23 Prill 2024

FMN-ja nxit Maqedoninë të vazhdojë reformat

Shkup, 30 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka nxitur autoritetet maqedonase të vazhdojnë reformat strukturore për të rritur produktivitetin dhe për të zvogëluar hendekun e të ardhurave, para hapjes së mundshme të negociatave për anëtarësim në BE.

Në një komunikatë për shtypin, drejtorët e FMN-së mirëpritën rigjallërimin e reformave në Maqedoni, pas rivendosjes së stabilitetit politik, gjë që ka sjellë përtëritjen e besimit dhe të aktivitetit ekonomik të vendit.

"Rritja reale e PBB-së së Maqedonisë pati një rritje modeste në tre tremujorët e parë të vitit 2018 dhe parashikohet të arrijë në 2% sivjet, pas mbetjes thuajse pezull në vitin 2017", thuhet në komunikatë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)