02 Qershor 2020

FMN e gatshme të ndihmojë Kosovën me financim shtesë

Prishtinë, 24 prill - Në vazhdimësinë e takimeve virtuale të Takimeve Pranverore 2020 me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të diskutimit të gjendjes aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Guvernatori Mehmeti dhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve z.Bislimi në një konferencë virtuale takuan Drejtorin e Departamentit për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Poul M. Thomsen.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, në vlerë prej 52 milionë eurosh për Kosovën.

Duke monitoruar për së afërmi zhvillimet në Kosovë, FMN-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për t'iu përgjigjur sfidave me të cilat do të ballafaqohet ekonomia e Kosovës.

Gjatë takimit Thomsen u njoftua me zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe u informua më detajisht me masat ekonomike tashmë të ndërmarra dhe atyre të planifikuara nga Ministria e Transfereve dhe Financave, si dhe me masat e ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, lidhur me zbutjen e krizës të shkaktuar nga COVID-19.

Rrjedhimisht masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore janë vlerësuar si të përshtatshme dhe masa të cilat do të mund të kontribuojnë për t’u ballafaquar me tronditjet e shkaktuara nga COVID-19.

Gjatë këtij takimi u theksua se situata e shkaktuar nga COVID-19  këtë vit do të rezultojë në rënien e të gjitha ekonomive në nivel global. Megjithatë, rënia e ekonomisë në Kosovë dhe ekonomive në zhvillim, në përgjithësi do të jetë më e ulët në krahasim me atë që pritet në ekonomitë e zhvilluara.

Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje solide ndër vite dhe shëndeti i sektorit financiar është i qëndrueshëm.

Fokus të posaçëm në diskutim kishin edhe sfidat që gjenden përpara, pas tejkalimit të pandemisë dhe mundësitë për rimëkëmbje ekonomike.

Rrjedhimisht, Thomsen shprehu gadishmërinë që FMN të ndihmojë Kosovën me financim shtesë nëse do të jetë e nevojshme në fazat e mëvonshme.

Guvernatori Mehmeti dhe Ministri  në detyrë Bislimi falënderuan z. Thomsen për përkrahjen dhe qasjen proaktive dhe i siguruan bashkëpunim të ndërsjellë në raport me adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë kohë pandemie.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 
   
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)