16 Prill 2024

Fluksi i refugjatëve ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Jordanisë

Amman, 8 qershor - Kryeministri i sapoemëruar i Jordanisë Omar Razzaz njoftoi planet për anulimin e një projektligji të diskutueshëm tatimor dhe për të rishikuar legjislacionin në konsultim me grupet opozitare dhe partitë e tjera politike.

Ai e tha këtë pas protestave masive publike kundër këtij projektligji.

Kundërshtarët janë shprehur se ky projektligj është i padrejtë ndaj shtresës së varfër dhe asaj të mesme.

Duke përgëzuar protestuesit dhe policinë për trajtimin e protestave pa dhunë, Razzaz bëri thirrje me këtë rast për ndihmë ndërkombëtare mbi krizën e refugjatëve në vend, krizë që sipas tij, e ka goditur rëndë ekonominë jordaneze.

Jordania po ballafaqohet me një ngadalësim të madh ekonomik, kryesisht nga trazirat rajonale, papunësia e lartë dhe rritja e borxhit publik.

Jordania u detyrua të pranojë më shumë se 1 milion refugjatë sirianë gjatë 7 viteve të fundit, çka ka ngadalësuar shumë ekonominë e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)