20 Prill 2024

FIQ mbështetë vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin Link Campus nga Italia, lansoi projektin ATAR 2 që synon të mbështesë vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë.

Projekti synon të rrisë punësimin e të rinjve të papunë dhe përfituesve të rinj të ndihmës sociale, duke i fuqizuar ata për të zbatuar idetë e tyre të biznesit në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Projekti do t’iu mundësojë 100 ndërmarrësve të rinj të përfitojnë nga programi i trajnimit, bashkëpunimi me pjesëmarrësit e tjerë për idetë e tyre të biznesit, si dhe mentorim nga ekspertë të biznesit vendor dhe ndërkombëtar. Si rezultat i programit, 20 idetë më të mira do të marrin fonde në vlerë prej 8,000 euro dhe mentorim të mëtutjeshëm për të realizuar në praktik idetë e tyre të biznesit.

Ky projekt është krijuar specifikisht për të përfituar të rinjtë e papunë dhe përfituesit e rinj të ndihmës sociale. Mosha e aplikantëve duhet të jetë midis 18 dhe 29 vjet.

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në: https://www.fiq-fci.org/en/atar-2/, i cili do të jetë i hapur deri më 20 nëntor në orën 24:00.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Link Campus University.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)