20 Prill 2024

Finlanda e interesuar që të përkrahë ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 13 maj -  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.
 
Ministri Hamza e vlerësoi lartë ndihmën dhe bashkëpunimin e shtetit Finlandez, si dhe e njoftoi ambasadoren Stjernvall për masat që janë marrë deri më tani  për krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.  

Ndërsa, ambasadorja finlandeze Stjernvall shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit dhe ndihmën ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Ministrit Hamza në krijimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)