28 Mars 2024

Finalizohet Plani për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së

Prishtinë, 12 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës ka finalizuar hartimin e Planit për Përmirësim të Integritetit, i cili në fund të vitit 2019 kishte nisur të hartohej në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë.

Ky plan ka për qëllim të identifikojë fushat që kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në ambiciet e menaxhmentit për përmirësimin e efikasitetit dhe të integritetit të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë hartimit të Planit për Përmirësim të Integritetit të saj ka zhvilluar konsultime publike me bizneset, odat ekonomike, shoqatat, shoqërinë civile, media, donatorë dhe institucionet publike.

Tryeza konsultative ishin të rëndësishme për ndërtimin e dialogut të strukturuar të parë të këtij lloji për të inkurajuar kontributin publik për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e ATK-së.  

Nga të gjitha takime e mbajtura rreth 100 pjesëmarrës kanë dhënë rekomandime e tyre lidhur me pritshmëritë për integritetin e ATK-së.

Përmirësimi i integritetit të ATK-së përmes këtij plani është i fokusuar në përdorimin e të dhënave objektive për matjen e performancës së menaxhimit të brendshëm, komunikimin me publikun dhe tatimpaguesit, si dhe prezantimin e shërbimeve elektronike shtesë për qytetarët që aktualisht kërkojnë vizita fizike në zyrat e ATK-së.

Po ashtu, ky plan do të ndihmojë në përmirësimin e strukturave të brendshme, proceseve, politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore për nxjerrjen në pah të çështjeve potenciale të integritetit të punës së stafit të ATK-së.

ATK pret që nga implementimi i këtij plani të rrisë transparencën dhe llogaridhënien, të cilat më pas do ta rrisin edhe më shumë besimin dhe perceptimin e publikut ndaj saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)