29 Mars 2024

Fillon të bie serish ekonomia greke

Athinë, 6 dhjetor - Ekonomia greke u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2017 pas një periudhe të gjatë rritjeje, njoftoi të hënën pasdite Zyra Kombëtare e Statistikave në Greqi (ELSTAT).

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit me 0,3 për qind në tremujorin e katërt, pas një rritje prej 0,8 dhe 0,7 për qind në dy tremujorët e mëparshëm. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ka rënë me 1,3 për qind.

Ekonomistët vlerësojnë se ky ngadalësim do të reflektohet në rritjen ekonomike vjetore.

Buxheti i vitit 2017 bazohej në një rritje prej 2,7 për qind, por projeksionet janë rishikuar deri tani me ulje në 1,7 për qind.

Një kolaps ekonomik në vitin 2010 detyroi Greqinë të kërkojë ndihmë ndërkombëtare. Paketa e tretë dhe përfundimtare e kësaj ndihme, që vlen 86 miliardë euro, përfundon në gusht 2018.

Athina shpreson të rikthejë besimin e investitorëve dhe në këtë mënyrë të jetë në gjendje të marrë hua nga tregjet financiare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)