19 Prill 2024

Fillon procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 1 mars - Agjencia kundër Korrupsion ka njoftuar se sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar.

Sipas Ligjit deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)