24 Prill 2024

FAO bën thirrje për zhdukjen e urisë në Azi-Paqësor

Romë, 16 prill - Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) u bëri thirrje ditët e fundit vendeve dhe rajoneve të Azi-Paqësorit të shtojnë përpjekjet për zhdukjen e urisë, duke punuar së bashku për të përballuar ndikimin e ndryshimeve të klimës mbi bujqësinë.

Javën e kaluar u organizua në Fiji Konferenca e 34-të Rajonale për Azi-Paqësorin e FAO-s, ku morën pjesë mbi 40 vende dhe rajone anëtare të kësaj organizate.

Sekretari i përgjithshëm i FAO-s José Graziano da Silva theksoi se në Azi-Paqësor, afro 500 milionë veta përballen me kërcënimin e urisë.

Sipas tij, duhet të bëhen më shumë përpjekje për ta krijuar marrëdhënie më të forta partneriteti, me qëllim që të realizohen objektivat e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030, si zhdukja e urisë etj.

Gjatë konferencës u theksua marrja e masave për përballimin e pasojave të ndryshimit të klimës ndaj bujqësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)