20 Korrik 2018

Falja e borxheve nuk mund të bëhet pa aprovimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 11 tetor - Me 3 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës që nga viti 2008.

Duke u bazuar në argumentet e cekura më poshtë, GSJP, INDEP dhe Instituti GAP kundërshtojnë këtë vendim duke e cilësuar si të kundërligjshëm, të padrejtë dhe i cili dëmton qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave dhe buxhetin e Kosovës.

·         Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për ujërat e Kosovës, burimet ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës. Vendimi për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit është në kundërshtim me përcaktimin e pronësisë së burimeve ujore të Republikës së Kosovës, sepse nga ky vendim ka përfituar një grup shumë i vogël nga kjo pasuri shtetërore.

·         Falja e borxheve për shfrytëzuesit e ujit gjithashtu është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet dhe legjislacionin në fuqi. Sipas nenit 6.1 të Ligjit për ujërat e Kosovës, “shfrytëzuesi i ujit, do t’i paguajë të gjitha shpenzimet të cilat dalin nga ofrimi i shërbimeve në të cilat do të jenë të përfshira edhe shpenzimet e resurseve ujore për shfrytëzim”. Kësisoj, falja e borxheve nuk mund të bëhet me vendim ekzekutiv të qeverisë, pa marr aprovimin e kuvendit. Shembull për këtë është edhe Ligji për faljen e borxheve publike, i cili u aprovua në Kuvendin e Kosovës.

·         Përveç këtij neni, është shkelur parimi i përfshirjes në diskutim të palëve të interesit nga po i njëjti ligj. Sipas këtij parimi “organet kompetente janë të detyruara që të sigurojnë, që në procedurën për miratimin e dispozitave, dokumenteve strategjike, plan - programeve dhe vendimeve të marrin parasysh interesat e palëve të interesuara”.

·         Në procesin e marrjes së këtij vendimi ka pasur mungesë të plotë të transparencës dhe qartazi janë përjashtuar akterë tejet të rëndësishëm në këtë proces siç janë: Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, shoqëria civile, etj. Ky vendim gjithashtu paraqet ndërhyrje të qeverisë në kompetencat e gjyqësorit, kjo për arsye se mediat kanë raportuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shtruar padi ndaj disa prej borxhlinjve të lartcekur.

·         Përveç se i kundërligjshëm, vendimi për faljen e borxheve cenon edhe qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave. Në bazë të Ligjit për ujërat e Kosovës mjetet financiare për administrimin, menaxhimin dhe zhvillimin e ujërave sigurohen pikërisht nga pagesat si ato të ambalazhuesve të ujit dhe të shfrytëzuesve tjerë. Sa për ilustrim, borxhi i falur është në vlerë prej rreth 51 milionë euro, ndërsa buxheti për investime kapitale i MMPH-së për vitin 2017 është rreth 46 milionë euro. Rritja e buxhetit për këtë sektor do të ndihmonte që të ndërmerren masat e nevojshme që menaxhimi i ujërave në Kosovë të përmirësohet.

·         Falja e borxheve në mënyrë arbitrare dërgon mesazh negativ tek sektori privat dhe dëmton të hyrat buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në këtë vendim ad-hoc, shumë biznese do të hezitojnë t’i paguajnë detyrimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe kështu borxhet e tyre do të grumbullohen dhe bëhen të papërballueshme. Në anën tjetër, institucionet publike do të kenë në vazhdimësi mungesë të të hyrave buxhetore.

Duke marrë parasysh të gjitha këto argumente, Instituti GAP, INDEP dhe GSJP kërkojnë që vendimi për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit të revokohet. Në mënyrë që të balancohen kërkesat dhe nevojat, si të sektorit të ujërave ashtu edhe të prodhuesve të ujit, i njëjti vendim duhet të hidhet në diskutim publik me të gjithë akterët relevant, si dhe një vendim eventual duhet të marr aprovimin e Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror i cili autorizon grumbullimin e të hyrave dhe ndarjen e shpenzimeve buxhetore.

Njëkohësisht, INDEP, GSJP dhe Instituti GAP i bëjnë thirrje Prokurorisë së Kosovës të fillojë hetimin e personave dhe zyrtarëve të përfshirë në këtë vendim të jashtëligjshëm dhe motivet financiare të këtij vendimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018 - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)