29 Shkurt 2020

Falimenton botuesi i dytë më i madh i gazetave në SHBA

New York, 14 shkurt - McClatchy, botuesi i dytë më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, depozitoi kërkesën për falimentim, në shenjën e fundit të krizës në sektorin e medias.

Kompania tha se do të vazhdojë të nxjerrë 30 gazeta lokale, përfshirë Miami Herald dhe Kansas City Star, ndërsa përpiqet të eliminojë një pjesë të mirë të borxheve dhe të përqendrohet tek “transformimi dixhital”.

Një plan riorganizimi përfshirë në kërkesën për mbrojtje nga falimentimi, parashikon kalimin e pronësisë të rrjetit të gazetave tek grupi privat i kapitalit “Chatham Asset Management”.

Deklarimi i falimentimit synon eliminimin e një pjese të borxhit masiv të grupit McClatchy.

"McClatchy vazhdon të mbetet një kompani e fuqishme me një angazhim të qendrueshëm ndaj gazetarisë së pavarur, ndër pesë breza të familjes time”, tha kreu i bordit, Kevin McClatchy.

"Ky ristrukturim është një hap i nevojshëm dhe pozitiv përpara për biznesin”, shtoi ai.

Kjo lëvizje vjen në klimën e thellimit të krizës në industrinë e gazetave, ndërsa shumica e kompanive që kanë breza që janë në biznes, po hasin vështirësi të mbijetojnë me zhvendosjen tek media dixhitale dhe me kalimin e të ardhurave nga reklamat tek platformat teknologjike.

Gannett, botuesi më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara ra dakord vitin e kaluar të bashkohej me rivalin GateHouse, në një marrëveshje që synonte përballimin e sfidave në këtë sektor.

Disa ish- gazeta të përditshme prestigjioze janë përballur me falimentimin dhe vlera e disa të tjerave ka rënë ndjeshëm.

Rreth 2 mijë gazata amerikane, shumica të përjavshme janë zhdukur gjatë dekadës së kaluar ashtu si edhe rreth gjysma e vendeve të punës në gazeta, sipas disa studimeve.

Dan Kennedy, një profesor gazetarie në Universitetin Northeastern, tha se vështirësitë e McClatchy-t janë në vazhdën e “asaj që kemi parë me pronësinë e rrjeteve të korporatave”, duke hyrë thellë e më thellë në borxhe, gjë që i ka penguar të investojnë në teknologjitë e së ardhmes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)