25 Shkurt 2018

Eurozona do të regjistrojë rritjen më të shpejtë në dekadën e fundit

Bruksel, 11 nëntor - Komisioni Europian publikoi raportin e parashikimit ekonomik ku thuhet se sivjet Eurozona do të regjistrojë rritjen më të shpejtë në dekadën e fundit.

Ndërkohë, Komisioni rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Eurozonës dhe mbarë Bashkimi Europian.

Sipas raportit, në vitin 2017, Eurozona dhe BE-ja kanë pasur përkatësisht rritje 2.2% dhe 2.3%, më të larta se se parashikimi i majit prej 1.7% dhe 1.9%.

Gjithashtu u parashikua që në vitin 2018, rritja ekonomike në Eurozonë dhe BE do të jenë 2.1% dhe në vitin 2019, kjo rritje do të jetë 1.9%.

Në këtë raport, u parashikua gjithashtu edhe niveli i inflacionit në Eurozonë, i cili sivjet është 1.5% dhe në vitin e ardhshëm u parashikuar 1.4%. Niveli i papunësë do të vijojë të ulet dhe do të arrijë në 9.1%, 8.5% dhe 7.9% përkatësisht në vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Ekspertët theksojnë se mëkëmbjes 5-vjeçare, ekonomia europiane po rritet me ritme më të shpjeta, por ende përballet me sfida, si niveli i lartë i borxhit dhe rritja e ngadaltë e pagave. Prandaj, vendet anëtare të BE-së duhet të bëjnë më shumë përpjkeje për të ruajtur prirjen e tanishme të rritjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2018

- Në kuadër të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, pas sporteve të patinazhit dhe kërlingut, do të promovohet edhe sporti i hokejit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  ora 14:15)