28 Maj 2020

Ekzekutohen skemat pensionale dhe skema tjera sociale

Prishtinë, 23 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284,247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.

Pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020, të paraparë me pakon emergjente fiskale si dhe planin operacional të aprovuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve.

Po ashtu, ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. Bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Me këtë rast, rikujtojmë edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë: të shfrytëzojnë makinat automatike për tërheqje (bankomatet),  Të përdorin kartelat bankare, dhet ë shtyjnë tërheqjen për aq sa munden pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020  - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. aktivitetit “KarrieraUP” ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, Demir Shkodra. (Facebook.com/qzhkunipr, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike, raportin për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike, raportin për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit, etj. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:30)

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Ministri i Integriemev Evropiane Blerim Reka se bashku me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme te Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler mbajnë konferencën e përbashkët për media. Aeroporti i Prishtinës, ora 17:00)