20 Prill 2024

Ekonomitë po përballen me efektin negativ të tensionit tregtar

Buenor Aires, 3 dhjetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde tha pas përfundimit të samitit të udhëheqësve të G20-s se rritja e ekonomisë botërore ishte e ngadaltë dhe e çekuilibruar prandaj bashkëpunimi mes vendeve anëtare të G20-s është shumë i rëndësishëm.

Lagarde shtoi se ekonomitë e reja përballen me presionin dhe efektin negativ të shkallëzimit tensionit tregtar, të cilat kanë shtuar riskun e uljes ekonomike.

Sipas saj, implementimi i politikave të duhura është shumë i rëndësishëm për çdo ekonomi, ekonominë botërore dhe popullin e çdo vendi.

Ajo shtoi se përmirësimi i gjendjes së tensionuar tregtare, heqja e barrierave tarifore të kohëve të fundit dhe përmirësimi i sistemit të tregtisë shumëpalëshe janë prioritetet kryesore.

Lagarde përshëndeti përpjekjet e G20-s për forcimin e rrjetit të sigurisë së financave botërore dhe për sigurimin e fondeve të mjaftueshme të FMN-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)