27 Shkurt 2021

Ekonomia kombëtare rritet me veprime konkrete

Tiranë, 12 nëntor - Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot priti Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini  me një delegacion ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në nivel kombëtar.

Presidenti Ilir Meta  tha Shqipëria vendi ynë është gjithënjë i hapur për të gjithë sipërmarrësit nga do që vin e sidomos ata nga Kosova por ka ca pengesa për të cilat jemi duke u angazhuar me ekspertët më të mirë ekonomik për të lehëtsuar qarkullimin e mallit dhe kapitalit Kosovë- Shqipëri dhe anasjelltas  pa asnjë barierë dhe ndalesë të vetme.

Pandemia Covid 19 e ka prek ekononomië kombëtare dhe kjo e ka vështërsuar edhe më shumë punën e sipërmarrësve, prodhuesve dhe eksportuesve por megjithatë jemi duke u ballafaquar me këtë fenomen të padukshëm pandemie.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini duke falënderuar Presidentin për gjithë atë që ka bërë në të kaluarën për ekonominë, biznesin dhe politikën kombëtare shtoi se ne presim edhe më shumë nga Ju, duke e liberalizuar tregun kombëtar për investitorët shqiptarë dhe më gjërë pa bariera duke iu dhënë siguri juridike për investimet e veta që eshte esenciale për çdo investitor.

Shahini shtoi se shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve ishin në kulmin më të lartë në vitin 2019 ku ishte mbi 220 milion euro importe nga Shqipëria, por edhe eksporti i Kosvoës zënte vendin e parë në Shqipëri në këtë vitë.

Deri më dy vendet tona  kanë nëshkruar mbi 70 marrëveshje në sfera të ndryshme por as 50% të tyre nuk janë duke u realizuar, kjo është një pengesë se këto marëveshje më shumë po janë mediale se sa veprime konkrete  per rritjen e ekonomisë kombëtare.

Ndërsa ky vit 2020 është tkurrur ku tani kemi më  pak importe nga vendi i juaj duke u zëvendësuar ato me produkte nga Serbia për të cilat AKB per 19 vite ka bërë thirrje publike që të konsumojn produkte 100% shqip por efekti i saj do të ishte më i lartë sikur të kishim fuqin konsumuese më të vetëdijshme dhe më të lartë për konsum të proukteve kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)