25 Prill 2024

Ekonomia kombëtare mund të bëhet faktor në Ballkan

Prishtinë, 23 dhjetor - “Ekonomia kombëtare dhe roli i saj në Ballkan është i vogël a duhet të ndryshojmë Po. Ekonomitë shqiptare mbështetur në politikat e mëvetësishme të deri tanishme nuk kanë prodhuar efekte të veçantë  ekonomike,  apo rritje dhe fuçi ekonomike. Prandaj, duhet që të unifikohemi  me  të gjitha potencialet njerëzore, ekonomike për ta ndryshuar qasjen e deritanishme”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve  dhe Dhomës Kombëtare Tregtare në kongresin e parë të Uniteti Global Alban.

Sipas tij me që bashkimi kombëtar është rrugë me të panjohura dhe vështirësi në implementim, ne si komb, duhet gjetur alternative fleksibile, që konformë rrethanave politike dhe gjeo-strategjike, të arrijmë synimin tonë si komb, të paktën në fushën e ekonomisë.

Kreu i AKB-së, shtoi se është moment historik që ne shqiptarët të bashkojmë mendjet dhe kapitalin, duke krijuar sinergji të fuqishme bashkëveprimi, për ta përmirësuar pozitën ekonomike dhe rolin e ekonomisë kombëtare si faktorë të rëndësishëm të integrimit, zhvillimit dhe të paçës në rajon dhe më gjërë.

Konform, legjislacioneve që kemi, ne shqiptarët si komb, mund të bëjmë shumë, duke u bashkuar rrrethë një strategjie të re kombëtare ekonomike, duke krijuar avantazhe të mëdha të zhvillimit ekonomik dhe duke u bërë faktor ekonomik në Ballkan dhe ne EU. Mendojë se për këtë janë mundësitë reale për t’u implementuar, por duhet vetëm, vullnet këmbëngulësi dhe strategji  ne veprimi tona te metutjeshme, tha Shahini.

Strategjia e ekonomisë kombëtare duhet përqëndruar me ardhjen e zhvillimit që duhet të jetë në vetvete: rritje inteligjente nëpërmjet investimeve të duhura në fushën e arsimit, hulumtimit dhe inovacionit, e rritje e qëndrueshme falë një lëvizjeje vendimtare drejt ekonomisë pa ndotje, rritje gjithëpërfshirëse me një theks të veçantë në krijimin e vendeve të punës dhe uljes së varfërisë dhe harmonizim të legjislacionit, i cili shmang të gjitha barrierat e së vepruarit si ekonomi kombëtare, pa thyer legjislacionin ndërkombëtar. Strategjia e ekonomisë kombëtare, duhet të fokusohet në 5 synime largpamëse në fushat: e punësimit, inovacionit, arsimit, uljes së varfërisë dhe klimës/energjisë.

Kryetari Dhomës Kombëtare Tregtare, shtoi se rëndësi duhet t’u jepet mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale në tregun e punës me anë të lehtësimit të integrimit në tregun e punës të të rinjve, femrave, të papunëve afatgjatë, si dhe grupeve të shënjestruara; kjo do të arrihet me legjislacion të favorshëm, përmirësimin e shprehive, me lehtësimin e rrugës drejt  investimeve te reja  dhe gjithashtu krijimin e vendeve të reja të punës, si në rastin e punëkërkuesve të papunë, duke iu ofruar trajnim për aftësitë që kërkohen nga tregu i punës më shumë përfituesve se sa ç’kanë përfituar deri më sot.
Duhet të zbatohen programe të nxitjes së punësimit për të përmbushur objektivat e përfshirjes sociale të grupeve të shënjestruara.


Ekonomia e Kosovës dhe e Shqiperisë, si dy shtete, por edhe ajo kombëtare është e vogël, edhe në nivel regjional edhe ate global, dhe prospekti për zhvillim afatgjatë do të varet shumë nga zhvillimi i potencialit të saj për prodhim dhe eksport. Nevojitet shumë më tepër që kombi dhe ekonomia kombëtare të dalë në një rrugë të qëndrueshme ekonomike.

Konkurrenca e rritur e eksportit megjithatë nuk mund të arrihet përmes politikës së normave të shkëmbimit sepse Kosova e përdor euron si valutë të saj, por Shqipëria, jo. Ekonomia kombëtare  do të ketë nevojë të shfrytëzojë pasuritë e saj për rritje më të madhe dhe të qëndrueshme: furnizimi i konsiderueshëm me kapital fizik dhe njerëzor, pjesa më e madhe e të cilit është duke ndenjur kot, si dhe pozita e saj e favorshme gjeografike. Pasuria me resurse natyrore, fuqia punëtore e bollshme dhe qasja në tregun regjional dhe evropian ofrojnë potencial të madh për rritje ekonomike dhe shtim të saj drejte rritjes se  eksportit.

Agim Shahini, tregoi territori gjeografik  shqiptar  është shumë i pasur me depozita mineralesh, por potenciali i tyre është lënë pa shfrytëzuar për arsye të ndryshme. Dheu i kësaj toke ka depozita të mëdha të linjitit, ferronikelit, plumbit, zinkut, magnezitit  arit argjendit kromit dhe xeheve tjera. Zhvillimi i këtyre industrive do të jepte kontribut të madh për zhvillimin ekonomik përmes investimeve ne tregjet kapitale dhe hapjet e  vendeve të punës dhe eksportit. Ndërkaq Shqipëria ka  edhe pasuri  tjera të madhe turizmin detar, por edhe atë malor.

Sipas tij toka bujqësore gjithashtu shfrytëzohet pak, me gjithë dheun e favorshëm dhe kushtet atmosferike të favorshme. Bujqësia tradicionalisht ka qenë aktivitet i rëndësishëm ekonomik në ekonomin kombëtare, duke përfshirë edhe një të katërtën e produktit total. Procesi i tranzicionite,ne Shqipëri dhe  mungesa e investimeve, dhe lufta ne Kosovë  kanë shkaktuar një rënie të shpejtë në këtë sektor. Pjesëmarrja e tij në produktin total ka rënë në rreth 12 përqind në vitet e fundit.

Fuqia punëtore kombëtare  mund të jetë një potencial tjetër i rëndësishëm i zhvillimit. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, një e treta vlerësohet se janë nën moshën 15 vjeçare, rreth gjysma janë nën moshën 24 vjeçare, dhe vetëm 6 përqind të popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare . Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e këtij kapitali njerëzor ka qenë pasive për një periudhë të gjatë. Një përparësi kryesore e Kosovës është që pagat e saj janë të ulëta në krahasim me shumicën e shteteve tjera. Deri në mes të viteve 2017, paga mesatare mujore në sektorin privat në Kosovë arrin €363.

 Arsimimi i mirë dhe kualifikimi i fuqisë punëtore, dhe produktive, janë me rëndësi themelore për të arritur zhvillim të lartë dhe të qëndrueshëm. Kosova dhe Shqipëri kane përparësinë e qasjes të lirë dhe relativisht të lehtë në dy tregjet e saj më të rëndësishme: ekonomitë regjionale (CEFTA) dhe Bashkimin Evropian. Ekonomia Kombëtare është pjesë e tregut regjional të CEFTA-s, që i mundëson të ketë qasje të lirë nga dogana në një treg prej mbi 20 milion konsumatorë dhe një PVB prej rreth €120 miliard dhe MSA mbi 500 milionë konsumatorë.

“Pasuria me resurse natyrore kombëtare  të lihen në dispozicion të fuqisë investuese, të fuqisë globale të shqiptare që kanë vizion dhe mision tregun evropian, qeveritë kur nuk kanë mundësi të mbështetin iniciativat e bizneseve dhe shoqërisë civile ato nuk duhen ti pengojnë, projekte duhen të jenë kuptim plote me fizibilitet pozitiv duke fuqizuar konkurrencën dhe ambient ku investojmë dhe ku jetojmë”, tha Agim Shahini.

Shqiptarët janë të fuqishëm edhe në sportet individuale, por ekonomia globale po i bashkon korporatat e fuqishme për ti përballë konkurrencës edhe ne duhet të bashkohemi të gjithë së bashku si komb rrethë misionit të zhvillimit ekonomik kombëtar, sot mund të bëjmë, nesër jemi vonë…sepse e bëjnë të tjerët…

Ai shtoi se ky kongres nuk duhet të mendohet ndryshe për veq fuqizim i ekonomisë kombëtare për mes shoqërisë civile, dje ka filluar edhe në vendet më të zhvilluara demokratike dhe ekonomike, sot po tenton të fillojë edhe tek ne në tokën Ilire të heroit tonë Skënderbeu,  të madhes nënë të botës Nëna Tereze.

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve e Dhomës Kombëtare Tregtare, i uroi delegatëve punë të mbarë në Kosovën e gjakut të Heroit Adem Jasharit dhe të Heroit të paqës Presidentit Historik Ibrahim Rugovës dhe udhëtim të mbarë drejtë objektivave të zhvillimit dhe avancimit të shoqërisë anë e mban globit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)