29 Mars 2024

Ekonomia kineze pritet të rritet 6.7 për qind në vitin 2018

Pekin, 6 janar - Sipas parashikimit të ri, ekonomia e Kinës do të ruajë rritjen e qëndrueshme edhe këtë vit. Rritja parashikohet të jetë 6.7% në vitin 2018.

Parashikimi vjen nga raporti i Bankës së Komunikimeve mbi perspektivën ekonomike dhe financiare të Kinës.

Thuhet se investimi i brendshëm do të rritet me një ritëm më të ngadaltë, por konsumi do të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

"Rritja e investimeve në asetet fikse mund të jetë më e ngadalshme, kryesisht për shkak të përshtatjes strukturore të ekonomisë kineze gjatë një periudhe të gjatë kohore".

"Është e qartë se kërkesa për investime në asetet fikse është më pak e fortë sesa më parë, por do të vazhdojë rritjen e qëndrueshme, vlerësimi ynë është mbi 6.5%," tha kryeekonomisti i Bankës Lian Ping.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)