29 Mars 2024

Ekonomia japoneze regjistron performancën më të dobët në 6 vitet e fundit

Tokio, 14 maj -  Vlerësimi i qeverisë japoneze për ekonominë kombëtare që u publikua të hënën tregoi performancën më të dobët në 6 vitet e fundit.

Nga raporti i kabineti qeveritar del se treguesi bashkëkohor për performancën e biznesit në maj u ul 0.9 në krahasim me një muaj më parë, gjë që e çoi qeverinë japoneze të ulë vlerësimin deri në "përkeqësim" të treguesit.

"Përkeqësimi" është niveli më i ulët ndër pesë kategoritë që autoritetet japoneze përdorin për të vlerësuar situatën ekonomike. Hera e fundit që që u përdor ky nivel ishte midis tetorit 2012 dhe janarit 2013.

Vlerësimi është rezultat i rënies së ndjeshme të prodhimit të fabrikave japoneze dhe tkurrjes së kërkesës së jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)