19 Prill 2024

Ekonomia italiane tkurret për 12,8 për qind në

Romë, 1 shtator - Ekonomia e Italisë tkurret për 12,8 për qind në tremujorin e dytë për shkak të ndikimit të koronavirusit, më shumë se sa pritej.

Sipas të dhënave përfundimtare të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonal dhe kalendarik në vend është tkurrur për 12,8 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e kaluar.

Pritja e tregut ishte për një tkurrje prej 12,4 për qind.

Ekonomia e tretë e Eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës, në tremujorin e parë ishte tkurrur për 5,5 për qind.

Kontributi negativ, në baza tremujore erdhi nga tregtia e jashtme. Në tremujorin e dytë eksporti ra 26,4 për qind dhe importi 20,5 për qind. Kjo ndikoi negativisht ne PBB.

Qeveria italiane pret që për shkak të ndikimit të COVID-19, ekonomia në vend të tkurret për 8 për qind, duke pritur që të ulet edhe më shumë.

Ndërsa Komisioni Evropian pret që ekonomia italiane të tkurret për 11,2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)