23 Prill 2024

Ekonomia italiane shënon rritjen më të madhe prej gjashtë vitesh

Romë, 18 gusht - Ekonomia italiane po përjeton rritjen e saj më të mirë prej gjashtë vitesh, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën.

“Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) është rritur me 0,4 për qind në periudhën prill-qershor ndërsa rritja ekonomika nga viti në vit është 1,5 për qind”, njoftoi instituti kombëtar i statistikave, ISTAT.

Rritja me 1,5 për qind është më e larta e regjistruar që prej tremujorit të parë të vitit 2011, kur ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë rritej me 2,1 për qind.

“Kjo rritje erdhi kryesisht nga industria, shërbimet dhe kërkesa e brendshme, ndërsa bujqësia dhe kërkesa e jashtme ka pësuar rënie”, theksoi ISTAT.

Ky lajm është një lehtësim për qeverinë italiane të qendrës së majtë, duke i dhënë më shumë hapësirë për të manovruar në përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në gjysmën e parë të 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)