28 Mars 2024

Ekonomia gjermane shënon rritje në tremujorin e tretë

Prishtinë, 25 nëntor - Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë regjistroi rritje me 0.4 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave të publikuara sot.

Rritja ishte pak më e lartë se interpretimi i parë ku pritshmëritë ishin për një rritje prej 0.3 për qind, e mbështetur kryesisht nga shpenzimet e konsumit familjar, njoftoi Zyra gjermane e Statistikave "Destatis".

Rritja e tremujorit të tretë ishte më e lartë se ajo e tremujorit të dytë me 0.1 për qind, pavarësisht sfidave ekonomike globale si pandemia e COVID-19, pengesat në ofrimin e shërbimeve, çmimet në rritje dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Shpenzimet e konsumit final të familjeve u rritën me 1 për qind në bazë tremujore pasi qytetarët filluan të udhëtojnë më shumë falë lehtësimit të kufizimeve të COVID-19.

Në bazë vjetore, ekonomia gjermane u rrit me 1.2 për qind në periudhën korrik-shtator, 0.1 pikë përqindje më e lartë se interpretimi i parë, por ishte më e ulët se rritja prej 1.7 për qind e regjistruar në periudhën prill-qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)