19 Prill 2024

Ekonomia gjermane ngadalësohet në tremujorin e parë të vitit 2018

Berlin, 16 maj - Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sepse, pavarësisht se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit 0,3% në krahasim me tremujorin paraardhës, ajo përfaqësoi një rënie prej 0,3 në pikë përqindje.

"Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017, PBB-ja u rrit me një shkallë tremujore në 0,6%", sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani (Destatis).

Ekspertët kishin parashikuar se ekonomia do të rritej 0,4% në tre muajt e parë të vitit 2018.

Ata e kishin bazuar parashikimin e tyre për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të grevave në industritë e metaleve dhe atë elektrike, për shkak shpërthimit të një epidemie gripi dhe për shkak të motit të ftohtë gjatë muajit mars që "fundosën" edhe industrinë e ndërtimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)