10 Prill 2021

Ekonomia e Koresë së Jugut tkurret për herë të parë pas 22 vitesh

Seul, 4 mars - Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se ekonomia e vendit u tkurr në vitin 2020 për herë të parë pas 22 vitesh.

Në një deklaratë nga banka thuhet se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit në vitin 2020 ka rënë me 1 për qind krahasuar me vitin 2019.

Tkurrja në ekonomi ndodhi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që ndikoi negativisht në sektorin e shërbimeve dhe uljen e shpenzimeve të konsumatorit.

Banka Qendrore parashikon se ekonomia e Koresë së Jugut do të rimëkëmbet nga eksportet këtë vit.

Që nga marsi i vitit 2020, banka ka mbajtur normën e politikës në 0.5 për qind, nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, për të minimizuar efektet negative të pandemisë në ekonomi.

Në vend deri më tani janë shënuar 91.240 raste me COVID-19 ndërsa 1.619 persona e kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)